Gazeta Expert
Thursday, May 22, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Papunësia në SHBA mbi 20%

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in EKONOMI
Papunësia në SHBA mbi 20%

Një numër rekord amerikanësh pritet të qëndrojnë në listat e të papunëve deri në vjeshtë si pasojë e pandemisë. Teksa vendi gjendet pak muaj para zgjedhjeve presidenciale, situata është në disfavorin e kreut të shtetit, Donald Trump.

Papunësia në Amerikë parashikohet të ngjitet mbi 20 për qind në muajin maj dhe mund të mbetet në nivele dyshifrore deri në muajin nëntor.

Për shkak të pandemisë Covid-19, muajin e kaluar norma e papunësisë në SHBA preku vlerën 14,7 për qind, apo 11 përqind mbi mesataren njëvjeçare.

Numri i personave të papunë u rrit me 7 milionë, të punësuarit u ulën me 22,4 milionë sikundër edhe pjesëmarrja në forcën e punës, duke kapur vlerat më minimale që nga depresioni i madh i viteve 1930.

Por këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Haset, tha të dielën se pasojat katastrofike të pandemisë në ekonomi mbeten ende për t’u konfirmuar.

Pika e kthesës pritet të shënohet në muajin qershor, kur papunësia parashikohet të arrijë kulmin e vet.

Trendi më pas do vijë duke u përmirësuar por rimëkëmbja ekonomike nuk do të jetë e mundur pa u gjetur më parë vaksina kundër kovidit.

Ekonomistët gjithashtu janë të shqetësuar për prirjen e konsumatorëve për të shpenzuar si më parë nëse dikur ekonomia do të rihapej plotësisht.

Gjatë nëntë javëve të aplikimit të masave të karantinës, rreth 40 milionë amerikanë humbën vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.

Një paketë stimulues me vlerë 2 trilionë dollarë do u shpërndahet taksapaguesve dhe bizneseve më të goditura për një periudhë deri 39-javore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi javën e kaluar se edhe sikur vendi të goditet nga një valë e dytë epidemike në muajt që vijnë, ai nuk do e përsëritë më masën e izolimit ekonomik të vendit.

Deri tani në Amerikë koronavirusi ka infektuar mbi 1,6 milion persona dhe ka vrarë 97 mijë të tjerë.

Tags: 20%SHBA

Related Posts

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Tirana e treta më e shtrenjtë në Evropë për çmimet e banesave, Kosova më e lira në Ballkan

Tirana e treta më e shtrenjtë në Evropë për çmimet e banesave, Kosova më e lira në Ballkan

September 30, 2020
Super-lajm: Qeveria vendos t’i dyfishojë pagesat për këtë kategori

Super-lajm: Qeveria vendos t’i dyfishojë pagesat për këtë kategori

September 29, 2020
Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

September 29, 2020
Oda Amerikane, kërkon nga institucionet e Kosovës t’u lehtësohet puna gastronomëve

Oda Amerikane, kërkon nga institucionet e Kosovës t’u lehtësohet puna gastronomëve

September 24, 2020
Ja për çfarë marrin kredi më së shumti kosovarët…

Ja për çfarë marrin kredi më së shumti kosovarët…

September 22, 2020

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM