Pse meshkujt e kalojnë më me vështirësi Covid-19 se femrat?

Meshkujt e kalojnë më me vështirësi Covid-19 se sa pacientet femra.

Ky është studimi më i fundit, i cili zbulon dhe arsyet se pse ndodh ky fenomen.

Tek pacientet femra, edhe në moshë madhore, niveli i citokinave imflamatore nuk prek punën dhe funksionin e limfociteve T.

E kundërta ndodh tek burrat, tek të cilër niveli i lartë i citokinave prek prek monocitet, duke i kthyer në jo funksionale, e duke çuar njëkohësisht në reduktimin e limfociteve T.

Ky proçes sjell rrjedhimisht një përgjigje shumë më të ulët të sistemit imunitar, çka bën që meshkujt ta luftojnë më me vështirësi koronavirusin.

Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Yale-s, të cilët morrën iniciativën për të kryer këtë studim, u nisën nga fakti se në të gjithë botën, pacientët meshkuj ishin shëruar shumë herë më ngadalë nga koronavirusi se pacientet femra.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë tek burrat, ndërsa shihet se dhe simptomat janë më të rënda tek ta. Në përgjithësi, sipas statistikave, sëmundjet shpesh kalohen më me vështirësi nga meshkujt, se sa nga femrat.

Exit mobile version