anë arrestuar tre persona të dyshuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Dheu i Bardhë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kishin për qëllim të kontrabandonin dy viktimat meshkuj kosovarë për në shtetet e Bashkimit Evropian.
Viktimat u kishin premtuar të dyshuarve deri në 5 000 euro për kontrabandimin e tyre drejt BE-së.
Policia u ka konfiskuar dy vetura kontrabanduesve ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat janë liruar.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ende./IndeksOnline/