Themeluesi i SpaceX, Elon Musk dhe këngëtarja Grimes njoftuan ardhjen e fëmijës  në jetë, ndërsa thonë se ia kanë vënë emrin djalit të tyre “X Æ A-12”.

Elon Musk shared the first pictures of his newborn baby boy with singer Grimes on Twitter on Tuesday - it's the singer's first child and his sixth son

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zgjedhja e pazakonët e emrit ngriti konfuzion tek fansat dhe shumë të tjerë, pasi pohojnë se do ta kenë të vështirë ta shqiptojnë atë.

Disa sugjeruan që bashkimi i dy shkronjave Æ do të shqiptohej ‘Ash’, ndërsa X do të lidhej me kompaninë SpaceX.

Me sa duket emri mund të jetë frymëzuar edhe pjesërisht nga një prej këngëve nga artistja Grimes, dhe nga albumi i saj i quajtur – 4ÆM.

Të tjerë vunë re që A-12 ishte e frymëzuar nga avioni i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. /Telegrafi/