Qindra dele u kapën nga kamera të shtunën, pasi ato “pushtuan” rrugët e Turqisë në mes të bllokimit të coronavirusit, përcjell Telegrafi.
Pamjet e xhiruara në qytetin Samsun u publikuan në Twitter nga Ragip Soylu, një reporter me qendër në Turqi.
“Tufa e deleve pushtoi qytetin e Samsun natën e kaluar gjatë bllokimit të coronavirusit”, shkrujti Soylu.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, shumica e deleve shihen duke lëvizur nëpër rrugë me shpejtësi të ndryshme, ndërsa pamje të ngjashme i kemi parë edhe në vendet e ndryshme të botës.
Ndryshe numri i të infektuarve nga coronavirusi në Turqi u rrit në 126 mijë, ndërsa raportohet se 3 mijë persona kanë vdekur./Telegrafi/