Një student i cili u gjobit me 10,000 funte për mbajtjen e një feste në shtëpi me 50 të ftuar ka kërkuar falje pasi ajo që parashihej të ishte një “festë e vogël” i doli nga kontrolli.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Stuart Hawk, 19 vjeç dhe shokët e tij të shtëpisë pretenduan se ata ftuan vetëm 25 persona në shtëpinë e tyre të përbashkët në Lenton, Nottingham, të premten në mbrëmje, por dhjetra të tjerë u paraqitën papritur.
Studenti i politikës në Universitetin Nottingham ishte ndër të parët që u dënua me gjobën më të madhe për organizimin e një tubimi që theu kufizimet e vendosura shkaku i coronavirusit.
Siç thuhet më tej, atij iu dha shansi për t’i dhënë fund festës nga këshilli lokal përpara se policia të vinte dhe të lëshonte dënimin masiv.
Ai i tha MailOnline: ‘Ne nuk duam të flasim për atë që ndodhi. E gjitha ka qenë një tronditje e madhe. Sigurisht që të gjithë do të dëshironim t’i kërkonim falje çdo fqinji që mund të jetë ofenduar’.
Kështu, grupi shkruajti disa letra dhe ua dërgoi fqinjëve, për të kërkuar falje. /Telegrafi/