Gazeta Expert
Tuesday, May 13, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Dy herë brenda ditës dështon votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in LAJME

Dy herë brenda ditës ka dështuar të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj ka dështuar të votohet në orët e paradites në vazhdimin e seancës në mungesë të kuorumit, pasi vetëm 60 deputetë kanë marr pjesë në votim.

Por, ky Projektligj dështoi të votohet edhe në orët e pasdites, saktësisht në seancën e re të Kuvendit.

Kjo është hera e katërt që ky Projektligji për rimëkëmbje ekonomike vihet në votim, ndërsa opozita është kundër këtij Projektligji.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë në Kuvend se ky Projektligj nuk e ka qëllim vetëm tërheqjen e 10 përqindëshit të trustit.

“Ka në vete disa nene që e bëjnë të mundshme implementimin e programit qeverisës për rimëkëmbje ekonomike”, tha ajo.

Sipas saj, njëra është hapja e 10 dritareve të reja në kuadër të fondit kosovar për garanci kreditore deri në shumën 100 milionë.

Bajrami tha se me këtë projektligj jep mundësinë që edhe fermat e vogla që nuk janë fare të regjistruara si biznese, të marrin kredi nën ombrellën e fondit.

“Projektligji mundëson që 100 milionë euro nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit të mund të shfrytëzohen për transfere dhe subvencione për t’iu ndihmuar ndërmarrjeve në sektorin privat”, ka thënë ajo.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri javë më parë pati thënë se nëse kalon Projektligji procedura e aplikimit do të jetë online, e thjeshtë, duke e marrë parasysh situatën mes pandeminë.

“Procedura e aplikimit do të jetë e thjeshtë. Do të jepet numri personal dhe i xhirollogarisë, kjo verifikohet nga BQK-ja dhe paratë e Trustit, 10 për qindëshi do të jetë në xhirollogari të përfituesit, atij që aplikon”, kishte bërë të ditur Tahiri.

Ai pati thënë se janë diku mbi 630,349 persona që janë pjesë e kësaj skeme, raporton Telegrafi.

Sipas tij, nëse kjo punë fillon nga shtatori e tutje, hyjnë rreth 200 milionë euro hyjnë në qarkullim në tregun e Kosovës.

“Nuk e dimë sa do të tërhiqen, pasi një numër i madh i njerëzve mund të tërheqin vetëm një shumë të vogël”, tha ai, e që mund të jenë rreth 50 për qind e personave që janë pjesë e kësaj skeme.

Zëvendëskryeministri kishte thënë nga kjo mundësi e tërheqjes së 10 për qindëshit janë tri benefite: krijohet qarkullim i parasë kesh, mund të bëhet një planifikim familjar buxhetor sado i vogël por në një kohë të vështirë dhe paratë i marrin njerëzit që kanë kontribuuar me vite.

Ndërkaq, Ardian Zalli nga Trusti pensional pati njoftuar se tërheqja 10 për qindëshit do të bëhet vetëm online dhe mund të bëhet vetëm pasi ligji të hyjë në fuqi, të nënshkruhet nga presidenti dhe të shpallet në gazetën zyrtare.

“Besoj se e kemi thjeshtuar procesin…. Kurdo që mund të ndodh aplikimi të bëhet vetëm online dhe kjo shkon edhe në favor të situatës me pandeminë, në mënyrë që të mos përhapet…”, tha ai. /Telegrafi/

Tags: Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Related Posts

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022
Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

September 30, 2020
Shqyrtohet Projektligji për Festat Zyrtare në Kosovë

Katër komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje

September 30, 2020

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM