Në këtë artikull paraqitet një vështrim mbi disa pandemi, me të cilat njerëzit janë përballur ndër vite. Në mënyrë të veqantë, ekspertët janë ndaluar në pandeminë e kolerës, vdekja e zezë dhe gripit spanjoll. Më poshtë do të krahasohet Covid-19 me viruset e tjera, dhe do të vihet në pah çdo ndryshim dhe ngjashmëri në mes tyre.
Pandemitë kanë luajtur një rol të madh në formimin e historisë së njerëzve përgjatë epokave të ndryshme. Pak njerëz që lexojnë këtë sot, do të kujtojnë shpërthimet të ngjashme me këtë të ditëve të sotit, por historia na tregon se megjithëse është shkatërruese, ajo që po përjetojmë tani nuk është asgjë e pazakontë.
HIV
Me gjithë këto permirësime të mëdha në fushën e diagnostikës, trajtimeve dhe metodave të tjera mjekësore në vendet e perëndimit, ekspertët ende e klasifikojnë HIV-in si një pandemi. Që nga fillimi I vite 1980, HIV-I ka marrë jetën e më shumë se 32 milion personave. Në fund të vitit 2018, janë regjistruar 37.9 milion njerëz që jetojnë me këtë sëmundje.
Edhe pse HIV-I është shkaktuar gjithashtu nga një virus, ekzistojnë dallime të konsiderueshme në mes të këtyre dy pandemive. Një nga dallimet kryesore në mes të HIV-it dhe Covid-19 është mënyra e transmetimit. Për dallim nga virusi I fundit, HIV-I nuk mund të transmetohet me anë të teshtitjes dhe kollitjes, por vetëm me anë të rrugëve seksuale.
Krahasimisht Covid-19 përhapet nëpër grupe njerëzit shumë më lehtë. Brenda disa javësh, koronavirusi arriti të përhapej në çdo kontinent të tokës përveç Antarktidës. Një tjetër ndryshim në mes të këtyre dy pandemive është se aktualisht nuk ka ilaçe efikase në trajtimin apo parandalimin e Covid-19, për dallim nga HIV-I për të cilin ekzistojnë ilaçe antiretrovirale, të cilat I zovgëlojnë dhe I zbusin simptomat.
Gripi I derrave
Sias Qendrës për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve, në mes të prillit 2009 dhe prillit të 2010-ës, pandemia e gripit të derrit preku rreth 60.8 milion njerëz. Kishte gjithashtu rreth 273.305 persona të shtruar në spitale, dhe 12.569 të tjerë të vdekur. Ajo çfarë është interesante është se ky lloj gripi ka shkaktuar 80% të vdekjeve tek personat më të rinj se 65 vjeç.
Kjo sepse, ky lloj virusi mund të ketë ndodhur dekada më herët prandaj personat më të moshuar kanë krijuar imunitet ndaj këtij tij. Kjo gjë nuk është duke ndodhur me Covid-19, pasiqë shumica e vdekjeve kanë ndodhur tek personat më të vjetër dhe tek personat më imunitet më të dobët.
Në bazë të informaioneve, shkalla e vdekshmërisë si shkak I gript të derrave ishte 0.02, vlerë kjo e ulët në krahasim me vdekshmërinë nga Covid-19. Gjithashtu gripi I derrave ishte më pak ngjitës se Covid-19. Deri tani, numri riprodhues I Covid-19 është 2.5., ndërsa numri I riprodhimit tek gripi I derrit ishte 0.002.
Kolera
Gjatë 2 shekujve të kaluar, kolera ka arritur permasa pandemie shtatë herë më shumë se kjo e sotit. Kolera është një infeksion bakteral I zorrëve të holla. Kjo sëmundje mund të jetë fatale brenda disa orësh. Simptoma më e zakonshme e saj është diarreja, megjithatë mund të shfaqen edhe simptoma të tjera si ngërçe të muskujve dhe të vjella. Edhe pse trajtimi I menjhershëm I kësaj sëmundjeje mund të rezultoj I suksesshëm në shumicën e rasteve, nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë shkalla e vdekshmërisë mund të jetë deri në 50%. Kjo vlerë është shumë më e lartë se sa shkalla e vdekshmërisë për Covid-19.
Gripi spanjoll
Në pranverën e vitit 1918, profesionistët e shëndetit zbuluan një virus në personelin ushtarak të Amerikës. Nga janari I vitit 1918, deri në dhjetor të vitit 1920, ky virus, I cili duket se është transmetuar nga zogjtë tek njerëzit, arriti të infektoj më shumë se 500.milion njerëz. Kjo vlerë është ekuivalente me 1 në 3 persona në tokë. Virusi vrau rreth 675.000 njerëz vetëm në ShBA dhe rreth 50 milion njerëz në të gjithë botën.
Ky lloj gripi sikurse Covid-19, transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes. Ashtu si me Covid-19, të moshuarit ishin më të rrezikuar të shfaqnin simptoma të rënda, sidoqoftë në kontrast nga Covid-19, gripi spanjoll preku edhe fëmijët nën moshën 5 vjeç. Në fakt, një 25- vjeçar kishte më shumë gjasa të vdiste nga virusi spanjoll se sa një 75-vjeçar. /Medical News/ Gazeta Ex p ress