Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka është fitues i edicionit të pestë të reality show “Big Brother” që organizohet nga televizioni “Top Channel” në Shqipëri.

Kështu ai akoma mbetet fituesi i vetëm nga Kosova që ka fituar këtë reality-show.

Për Indeksonline, Arberi dha mendimin e tij sa i përket “BBVK”.

Ai theksoi se edicioni i parë i këtij reality show është në një nivel shumë të lartë dhe se në shtëpi janë kujdesur t’i fusin emrat që kanë karrierë të gjatë në skenën artistike.

Si fitues i vetëm i Kosovës i “Big Brother Albania” edicionin e parë të “Big Brother Vip Kosova” e shoh me një nivel shumë të lartë, duke e marrë parasysh faktin se pjesë e kësaj shtëpie janë fut emra eminent që kanë një karrierë të gjatë në skenën artistike. Organizimi dhe niveli janë të lartë, shtëpia është e mrekullueshme dhe ajo që po më pëlqen më së shumti është maturia që e kanë personazhet aty, që nuk zihen për gjëra banale. Kemi diversitet kulturash dhe ngjyrash. Është një ‘puzzle’ i mirë edhe pse besoj që hala personazhi kryesor dhe i fuqishëm nuk është pjesë e kësaj shtëpie dhe do të hyjë shumë shpejt”.

Sipas tij, emrat të cilët mund të jenë finalist janë reperët Getinjo dhe Stresi si dhe Juliana Nura.

Potencialisht fitues të këtij edicioni e shoh Getinjon dhe Stesin si dy emra, edhe Juliana Nura janë këta emra të cilët potencialisht mundem me synu për çmimin e parë në qoftë se nuk ‘rrëshqasin’ gjatë lojës, se “BBV” nuk është sprint, është maraton”, përfundoi Zeka./Indeksonline/

Exit mobile version