Arrestohet një femër para Ambasadës së Zvicrës, për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një femër para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, pasi ajo nuk është pajtuar me procedurat e kësaj ambasade për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit.

E lidhur me këtë nga Policia e Kosovës thonë se sot rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një mosmarrëveshje në rrugën “Adrian Krasniqi” në Prishtinë.

“Lidhur me këtë rast që është hapur ‘Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’ , është shoqëruar në stacion policor një person”.

Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin.

Exit mobile version