Një mësuese e martuar, e cila kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar, u etiketua si “pedofile” nga ish-i i djalit.
Sipas “The Sun”, Kandice Barber, 33 vjeç, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin në një fushë dhe pretendonte se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Nëna, e cila ka një fëmijë në shkollë, pretendohet se i ka dërguar foto e rrethuar nga lodra seksi, ndërsa po kryente një akt seksual ndaj vetes dhe i dërgoi një mesazh djalit, ku i shkruante: “Dukesh i mirë”.
Gjyqtarja Aylesbury Crown dëgjoi sot se si ish e dashura e studentit e quajti Barber një “pedofile”, pasi ai i tregoi një foto toples të mësueses, e cila qarkullonte në Snapchat.
“Nëse ajo i afrohet miqve tanë, kam nevojë të më tregosh. Nuk është shaka, ajo është një pedofile. Njerëzit kanë filluar të flasin për ty dhe zonjën Barber tani, meqë ra fjala. Pse nuk më tregove për këtë? Supozohet të mos flas me ty, por ti erdhe tek unë për këshillë dhe ky është një problem i madh, kështu që padyshim që më intereson,”- i tha ajo ish të dashurit.
Juristët kanë dëgjuar se Barber filloi t’i dërgonte mesazhe studentit të Buckinghamshire në shtator të vitit 2018, pasi publikoi fotot e mësueses në llogarinë e tij në Snapchat.
Ajo më pas i kërkoi atij ta takonte dhe dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale në një fushë përpara se ajo t’i dërgonte djalit foton me përmbajtje pornografike.
Ata më vonë u takuan për të kryer marrëdhënie edhe dy herë të tjera, ndërsa fotografitë filluan të qarkullonin në shkollë.
Por djali sot mohoi të kishte kryer marrëdhënie me të në mënyrë që të fitonte përsëri ish-in e tij.
Gjatë marrjes në pyetje, avokatja mbrojtëse, Nadia Chbat, e pyeti djalin pse i tha ish-it se kishte një intervistë policore në janar të vitit të kaluar.
“Ju po i jepni përshtypjen se keni folur me policinë, por kjo nuk ishte e vërtetë, nuk kishit folur me policinë. A mund të na thoni, pse po e mashtronit ish-të dashurën tuaj në fund të janarit për këtë?”- i tha avokatja.
Djali i tha gjykatës se ai “nuk donte që ajo të dinte asgjë për situatën” dhe ndjeu se duhej të “ndiqte këshillat” që ajo i dha për të shkuar në polici.
Por zonja Chbat tha: “Pra, ju po e bënit atë për të tërhequr vëmendjen e saj, apo jo? Ajo sigurisht ishte e shqetësuar për ju. Ju filluat të fiksoheshit me zonjën Barber dhe u thatë miqve që të dy po bënit telefonata private në Snapchat, phgënjyer nga njerëzit që nuk ju besuan, vodhët llogarinë e zonjës Barber në Snapchat dhe morët një fotografi të saj. Pastaj filluat ta qarkullonit atë në mënyrë që njerëzit t’ju besonin?”or ata nuk ju besuan, apo jo? Une mendoj që ju, të zhgënjyer nga njerëzit që nuk ju besuan, vodhët llogarinë e zonjës Barber në Snapchat dhe morët një fotografi të saj. Pastaj filluat ta qarkullonit atë në mënyrë që njerëzit t’ju besonin?”
Por djali i mohoi pretendimet. Ai i tha gjykatës dje se si kreu një akt seksual ndaj mësueses së tij në makinën e saj, para se të dy të binin dakord të ecnin në një zonë të pyllëzuar për të vazhduar gjithçka jashtë.
Nxënësi gjithashtu u tha anëtarëve të jurisë se si Berberi e kishte thirrur për t’i thënë se ishte shtatzënë.
Ai tha se fillimisht e mohoi çështjen para policies, sepse ai “nuk donte që fëmija i tij të lindte në burg”.
Berber mohi të ketë kryer marrëdhënie me djalin dhe pretendoi se fëmija i saj, të cilin e humbi, ishte i burrit të saj.
Por, në një takim me një punonjës social, mësuesja pranoi se i dërgoi foton toples atij.
Gjyqi vazhdon.