Ekspertët shprehen pozitivë: Ky ilaç ka fuqinë ta shkatërrojë Covid-19!

Ekspertët së fundmi kanë folur sërish në lidhje për një ilaç që mund t’i ndihmojë njerëzit të shërohen nga koronavirusi. Remdesivir është një ilaç i cili fillimisht u testua për të kuruar Ebolan i cili sulmon një enzimë që i duhet një virusi në mënyrë që të përsëritet brenda qelizave tona.

Pas një studimi të bërë së fundmi, Dr. Anthoni Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Amerikë, tha se të dhënat tregojnë qartë se remdesivir ka një efekt të qartë në shërimin e pacientëve me Covid-19. Ai tha se rezultatet vërtetojnë se ky ilaç mund ta bllokojë këtë virus dhe se tashmë ekspertët mund të thonë se janë gati për të trajtuar pacientët me këtë virus. Megjithëse ka ende shumë enigma, se te cila grupmoshë është më i efektshëm ky ilaç, cilat janë efektet anësore dhe a mund ta përdorin këtë ilaç personat me sëmundje të tjera shoqëruese?

Këto janë përgjigje që do të jepen me kalimin e kohës. Profesor Peter Horby, nga Universiteti i Oksfordit, tha se: “Ne duhet të shohim rezultatet e plota të këtij ilaçi, por nëse konfirmohet kjo do të ishte një rezultat fantastik dhe një lajm i shkëlqyeshëm për luftën kundër Covid-19”./
Exit mobile version