Gastronomët këmbëngulin që t’u zgjatjet orari i punës

Shoqata e Gastronomëve edhe njëherë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit, kjo shoqatë u bën thirrje institucioneve publike që të aprovojnë kërkesat e saja, lidhur me orarin e funksionimin të subjekteve të shërbimeve të gastronomisë.

“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u bën thirrje urgjente institucioneve publike të Republikës së Kosovës që të aprovojnë kërkesat e saj, tashmë të njohura për publikun, lidhur me orarin e funksionimin të subjekteve të shërbimeve të gastronomisë dhe lidhur me zgjatjen e orarit të qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre deri në orën 12:00 në mesnatë”, thuhet në reagimin e gastronomëve.

Ditë më parë, kjo shoqatë kishte njoftuar se do të fillon mbledhja e 10 mijë nënshkrimeve për ndryshimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Exit mobile version