Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka folur pak rreth marrëdhënies së tij me Stresin, dhe “kritikave” të konkurrentëve të tjerë, se po i shmanget përballjes me të.

Kësisoj, Xhuli ka qenë ajo që  e ka kritikuar më tepër Getinjon dhe djemtë e tjerë, duke thënë “se gjithmonë debatojnë me vetëm me vajzat”.

“Disa këtu në shtëpi po më thonë se ‘pse ti nuk po ia bën bajat Stresit?’. Nuk e ka bërë punën akoma, sepse ia bëj. A e bëri Andi, sot? I thash që ‘të padrejtën nuk e dua, sepse kush je ti që krye në vete ta bësh një send’”, ka thënë Getinjo.

“Stresi dhe Artani nuk kanë pasur asnjëherë asnjë send me mua, kur kemi folur diçka që është nxehur situata”,  ka shtuar ai.

Exit mobile version