Hajnat kryejnë vjedhje në një barnatore në Viti

Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Pozhoran të Vitisë ka ndodhur një rast vjedhje në një barnatore.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur keqardhje për rast.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po mund të ju konfirmojë se ka ndodhur një rast vjedhje, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet”, ka thënë Hashani.

Hashani ka thënë se ende nuk dihen detaje tjera rreth këtij rasti. /Telegrafi/

Exit mobile version