Horoskopi javor për periudhën nga 30 gusht – 06 shtator

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime?

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21. 03. – 20. 04)

Karriera: Në rend dite sërish do të kthehen disa tema nga e kaluara apo do të detyroheni të bashkëpunoni me njerëzit të cilët nuk ju kanë dashur edhe aq shumë. Mirëpo, situata është e këtillë. Duhet të jeni të përqendruar dhe ta bëni profesionalisht pjesën tuaj të punës. Më vonë do të jeni të kënaqur për qëndrimin e tillë.

Shëndeti: Shkoni në argëtim me miqtë.

Dashuria: Ata të cilët janë në udhëtim do të mund të përjetojnë dashurinë e ëndrrave të tyre. Ata të cilët nuk udhëtojnë do të këmbejnë ide të bukura me palën tjetër. Do të forcohet besimi ndërmjet partnerëve, ndërkaq ata të cilët janë të vetëm do të jenë të prirë të kërkojnë vetëm idealin e tyre. Asgjë tjetër nuk do të merret parasysh.

DEMI (21. 04 – 21. 05)

Karriera: Ndonjëherë ju duket sikur puna po ndalet kur ju nuk jeni aty dhe sapo të ktheheni çdo gjë fillon të funksionojë. Ky është rezultat i angazhimit tuaj dhe i karakterittuaj më të shtrenjtë dhe asaj që jeni punëtor i zellshëm. Edhe këto ditë kjo do të vihet në pah gjithashtu.

Shëndeti: Bëhuni të vetëdijshëm për cilësitë tuaja.

Dashuria: Mospajtimet e herëpashershme ndërmjet jush dhe personit të dashur do të jenë të lidhura me reagimin tuaj të zëshëm por edhe me imtësitë. Përmbahuni nga komentet dhe përqendrohuni në atë që është e mirë dhe në atë që është me rëndësi. Kështu të dy do të ndihemi më mirë dhe do të jeni më të qetë.

BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)

Karriera: Ndonëse do të ketë presion që puna të kryhet në afate, në vendin e punës do të mbisundojnë rrezatim qetësues, andaj të gjithë do të punoni më lehtë. Nuk do të mund t’i injoroni rregullat e punës, të cilat duhet t’i respektoni, mirëpo do të dini edhe të argëtoheni bashkë me kolegët.

Shëndeti: Ndiqni zërin tuaj të brendshëm.

Dashuria: Shumica përfundimisht do të arrijnë të hapin zemrën dhe të lirohen nga problemet dhe frustracionet të cilat i kanë penguar. Do të jetë kynjë përparim në marrëdhëniet tuaja personale. Pala tjetër do t’ju përkrahë dhe do t’ju kuptojë. Do të jeni të inkurajuar që të vazhdoni përpara.

GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)

Karriera: Do të përmirësohet atmosfera në vendin e punës dhe, me gjithë lodhjen e herëpashershme, ju do të punoni më lehtë. Marrëdhëniet me kolegët gjithashtu do të bëhen më të mira. Frustrimet e vogla mund të shfaqen për shkak të vështirësive financiare, të cilat janë të karakterit kalimtar.

Shëndeti: Bëni diç për kondicionin tuaj.

Dashuria: Lidhja me personin e dashur do të jetë e fuqishme në ndjekje të temave të largëta dhe të pazakonshme. Para jush janë ditët në të cilat do të këmbeni ide mbi çdo gjë dhe gjithçka, mirëpo të dyve kjo do t’ju plotësojë. Ata të cilët janë ende të vetëm, do të kërkojnë personin e ëndrrave të tyre.

LUANI (23. 07 – 22. 08)

Karriera: Do të fantazoni për një punë më të mirë dhe ndërmarrje më të mëdha. Kur të zgjoheni shpejt do të ktheheni në realitet. Është me rëndësi të jesh real dhe t’i vendosësh qëllimet në mënyrë të pjekur. Ata të cilët ia arrijnë këtij qëllimi do të kenë rezultate të mira. Vetëm duhet shumë durim.

Shëndeti: Silluni me takt.

Dashuria: Do të ketë ngjarje pak më të vogla, mirëpo jeta juaj dashurore ende do të jetë cilësore. Është e mundshme që të zvogëloni daljet nga shtëpia, por më shumë do të kënaqeni në shtëpi në shoqëri të personit më të dashur. Ata të cilët janë ende të vetëm dashurinë do të mund ta gjejnë në vende krejtësisht të zakonshme.

VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)

Karriera: Çfarëdo që të gjendet në rend dite, ju do të jeni iniciatori kryesor i gjithë situatës. Krahas kësaj do të keni edhe mundime të caktuara, por edhe strese. Do të keni energji edhe për personin e dashur, andaj asgjë nuk do t’ju jetë e vështirë. Veprimet tuaja do të jenë të suksesshme, ndërkaq edhe prestigji juaj do të rritet.

Shëndeti: Kujdes të mos digjeni.

Dashuria: Ideja e joshjes është pothuajse sikur uji. Pa të pothuajse nuk mundeni. Këto ditë nuk përjashtohen situatat kur personat e gjinisë së kundërt ju ofrohen vetë. Nëse ende jeni i vetëm, bëhuni gati dhe dilni në mesin e njerëzve. Nëse jeni në lidhje, kënaquni.

PESHORJA (23. 09 – 22. 10)

Karriera: Njerëzit me të cilët keni bashkëpunim afarist dhe të cilët ju janë eprorë, do të mund t’ju befasojnë me ndonjë propozim krejtësisht të ri dhe të papritur. Në momentin e parë nuk do të dini çfarë qëndrimi do të merrni, mirëpo shpejt do ta shihni që fjala është për një rast të mirë. Bashkëpunoni.

Shëndeti: Mos hyni në debate, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Kontaktet do të jenë të shumta, mirëpo karakteri i tyre në kuptimin emocional do të mbetet sipërfaqësor. Andaj për dashurinë më shumë do të bisedoni se sa do ta ndieni. Shumica, pa marrë parasysh situatat, do të organizojë argëtime të bukura për shoqërinë e tyre. Do t’ia kalojnë mirë.

AKREPI (23. 10 – 22. 11)

Karriera: Kontaktet i keni të vendosura mirë, aq më parë për të gjitha idetë dhe projektet e reja. Do të balanconi midis qasjes së hapur dhe të mbyllur. Disa gjëra do t’i mbani për vete, sepse zëri juaj i brendshëm ju thotë ashtu. Disa do t’u përkushtohen aventurave.

Shëndeti: Mos e teproni në asgjë.

Dashuria: Në marrëdhëniet personale gjithnjë e më e rëndësishme do t’ju jetë çështja e tolerancës, andaj pikërisht toleranca do t’ju çojë një hap përpara. Këto janë ditët kur do të keni rastin të ushtroni respektimin e njëri-tjetrit. Do të punoni për kënaqësinë e dyanshme.

SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)

Karriera: Shumica do të gjenden para sprovave që t’i nënshtrohen lakmisë së tyre. Analizoni atë që keni dhe nëse bindeni që ju është e mjaftueshme për jetë normale, mos kërkoni më shumë se kaq. Modestia gjithmonë ka qenë virtyt.

Shëndeti: Në asgjë nuk duhet tepruar.

Dashuria: Nevoja për siguri në jetën private do të jetë në plan të parë këto ditë. Megjithatë, mos e shqetësoni partnerin me prova dashurie, sepse askush nuk e dëshiron këtë. Kuptojeni që nuk ka kufij për asgjënë këtë botë, andaj kur e pushtoni, vetë do të ndiheni më mirë.

BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)

Karriera: Janë të sigurta udhëtimet afariste, mësime të reja, zbulime të njohurive të reja. Nxënësit dhe studentët do të jenë më të suksesshëm. Ata të cilët punojnë çdo ditë do të kenë në mendje ide gjithnjë e më shumta. Intelektualët do të shkëlqejnë në punën e tyre.

Shëndeti: Pini më shumë ujë.

Dashuria: Siguria dhe stabiliteti i marrëdhënieve personale do të bëhen të rëndësishme në jetën dashurore. Energjinë tuaj do ta orientoni në arritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë. Partneri do të jetë këndshëm i befasuar. Ata të cilët ende janë vetëm, tani do të zgjedhin vetëm opsione të qëndrueshme të marrëdhënieve.

UJORI (21. 01 – 19. 02)

Karriera: Do të ëndërroni për ndonjë karrierë tjetër. Kjo nuk është e mundshme, mirëpo më parë duhet ta përfundoni atë që ju është ofruar. Gatishmëria që të luftoni për atë që ju takon do të jetë çelës i suksesit tuaj. Ndiqni idetë tuaja dhe bëhuni konsekuent dhe profesionist.

Shëndeti: Është mirë të shkoni te stomatologu.

Dashuria: Do të kënaqeni me atë që keni dhe që e jetoni. Me qasjen e tillë të pjekur do të filloni të kënaqeni me imtësitë të cilat do të kenë rëndësi jetësore. Ky stil do t’u përshtatet të gjithë atyre të cilët janë në lidhje të qëndrueshme. Personat e vetëm do të jenë më modestë në pritjet e tyre dashurore.

PESHQIT (20. 02 – 20. 03)

Karriera: Po e imagjinoni veten në rolin e liderit. Shumica vërtet do t’i udhëheqin punët, sepse situata do të jetë e tillë. Të tjerët me kënaqësi do të mbështeten te ju. Njëherësh do të inkurajoni zhvillim të ideve dhe teknologjive krejtësisht të reja. Do të jetë kjo javë dinamike.

Shëndeti: Po zgjohen disa gjëra nga e kaluara.

Dashuria: Do të jeni të lumtur për gjërat të cilat ju janë të dashura, argëtimet e këndshme pa pompozitet të madh, relaksim në rrethin e personave të dashur – të gjitha këto janë të mundshme t’i përjetoni këto ditë. Jini të sinqertë, kini besim tek ata të cilët ju duan dhe do të jeni të kënaqur. /Telegrafi/

Exit mobile version