Gazeta Expert
Saturday, June 7, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Hoti: Këto dy shtete, po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in LAJME
Hoti: Këto dy shtete, po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.

Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

Pyetur rreth qëndrimit që do të mbajë kryeministri nëse LDK dhe AAK nuk qëndrojnë bashkë në qeveri ai i është referuar kësaj si një situatë hipotetike për të cilën nuk mund të japë një përgjigje.

“Unë po zbatoj të gjitha pikat e marrëveshjes dhe nuk ka asnjë arsye që ndonjëra prej partive të dalë nga koalicioni,”- tha ai.

Kryeministri nuk la pa përmendur dhe njohjen nga Izraelin të cilën e konsideroi një njohje shumë të rëndësishme por sqaroi se nuk mund të ndërhynte në politikat e BE dhe SHBA.

Ndërkaq ai foli dhe për mundësinë që do t’i jepet Serbisë për të pasur dalje në detin Adriatik të cilën nuk e konsideroi mënyrën e duhur për ta parë këtë situatë.

Hoti sugjeron që të shihet në perspektivë ndryshe duke thënë se po punohet për një hekurudhë Prishtinë-Durrës por që sidoqoftë nuk do të shërbejë vetëm për këto dy vende.

Euronews Albania e ka pyetur kryeministrin Hoti edhe për shifra konkrete të investimeve amerikane në Kosovë ku ai përmendi projektin e autostradës dhe hekurudhës Prishtinë-Merdar, projektin e gaz përçuesit që vjen nga Shkupi dhe nga veriu i RMV dhe ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilat do të shpenzohen rreth një miliard dollarë.

Hoti nuk ka folur konkretisht se pse u tërhoq nga pikat të cilat ishin në të mirë të Kosovës duke u shprehur me siguri që kjo marrëveshje do të sjellë vetëm të mira e një pjesë e tyre janë bërë të dukshme.

Pyetur nëse kjo marrëveshje do të mbyllet në shtator të vitit 2021 kryeministri i Kosovës ka preferuar të tregohet i rezervuar në dhënien e afateve kohore.

Tags: AVDULLAH HOTIviza

Related Posts

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022
Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

September 30, 2020
Shqyrtohet Projektligji për Festat Zyrtare në Kosovë

Katër komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje

September 30, 2020

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM