I vihet qëllimisht zjarri një depoje në Prishtinë

I është vënë zjarri një depoje në rrugën “Hyzri Talla”, në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, duke treguar se dy persona të panjohur qëllimisht i kanë vënë zjarrin një depoje, transmeton IndeksOnline.

“Zjarrin kanë arritur ta shuajnë  vetë punëtorët ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe nuk është konfirmuar vlera e demit. Rasti vazhdon të hetohet”, thekson policia.

Exit mobile version