Kanos zyrtarët policor në Prishtinë

Një person pasi ka pranuar një tiketë për kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:58, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i njëjti gjatë arrestimit duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

“ Është raportuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka pranuar një tiketë kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policorë. I njëjti gjatë arrestimit  duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje  për 48-orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version