“Detektori i kontaktit të afërt” i njofton përdoruesit nëse ata kanë qenë pranë një personi që është konfirmuar ose dyshohet se ka virus.
Personat e identifikuar si potencialisht të rrezikuar këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë autoritetet lokale shëndetësore.
Teknologjia pritet të ndihmojë në përpjekjet që qeveria kineze po i bën për mbikëqyrjen e afërt të popullsisë së saj.
Për të bërë kërkesë, përdoruesve u kërkohet të skanojnë një kod të Reagimit të Shpejt (QR) në telefonat e mençur, duke përdorur aplikacione si shërbimin e pagesave Alipay ose platformën e mediave sociale WeChat.
Pasi aplikacioni i ri të regjistrohet me një numër telefoni, përdoruesve u kërkohet të shkruajnë emrin dhe numrin e tyre të identitetit.
Cilido numër i regjistruar i telefonit mund të përdoret më pas për të kontrolluar gjendjen deri në tre numra të identitetit.
Aplikacioni u zhvillua bashkërisht nga departamentet qeveritare dhe Korporata e Teknologjisë Elektronike të Kinës dhe u mbështet nga të dhëna e ofruar nga autoritetet e shëndetësisë dhe transportit, shkruajnë mediat shqiptare.