Me përhapjen e koronavirusit, së fundmi edhe në Itali, shtohen legjendat, mitet dhe këshillat, për përballimin e tij.
Hudhër, rigon dhe vaj susami janë disa nga substancat për të cilat thuhet se bëjnë mrekulli për përballimin e virusit të rrezikshëm.
Fatkeqësisht siç bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë, hudhra ka veti antimikrobike, por asgjë më shumë. Edhe lyerja e trupit me vaj susami ose pirja e uji me kripë, nuk shërben për ndihmë.
Ka nga ata që sugjerojnë marrjen e antibiotikëve të cilët në fakt nuk kanë asnjë efekt kundër virusit. Detergjentët ose etanoli mund të shkatërrojnë virusin, por mund të përdoren vetëm për pastrimin e sipërfaqeve, ndaj mos i përhapni në trup ose në hundë.
Faza tjetër është ajo e ngjitjes, ku janë të shumtë ata që mbështesin teorinë sipas të cilës qentë dhe macet janë mbartës të virusit, por për këtë nuk ka asnjë bazë shkencore.
Gjithashtu pa bazë janë edhe zërat se pakot e ardhura nga Kina mund të ngjisin virusin, ashtu si jo pak komentohet në rrjetet sociale.
Mite të cilat bëjnë për të qeshur, ndaj për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka përgjënjestruar.
Po ashtu kanë nisur që të qarkullojnë edhe teopritë e komplotit, ku njëra prej tyre është se virusi është frut i kërkimeve me qëllime ushtarake, dhe se ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, ndërsa të tjerë thonë se ishte në studim në një kampus kanadez, ku u vodh.
Teza më katastrofike është ajo sipas të cilit regjimi kinez, e ka programuar virusin, për të shfarrosur popullsinë, shkruan noa.al.
Ashtu sikundër ka të tjerë që shtyjnë të besohet se Nostradamus e kishte parashikuar koronavirusin. Një nga teoritë më të përhapura në Rusi, gjatë programit ‘Vremya’, thotë se ka prova se viorusi është krijuar në laborator nga amerikanët me urdhër të Presidentit Donald Trump, i cili në konkurset e bukurisë të organizuara prej tij para se të zgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë, i vendoste fitueses kurorën. /a.y/noa.al