Vozitja e shpejtë tashmë janë bërë një ‘hobi’ për të shumë të rinj kosovarë. Ata po publikojnë video duke bërë vozitje të çmendur dhe po krenohen.
Kështu ka ndodhur edhe me një të ri kosovar, i cili ka publikuar një video në një grup në Facebook, duke vozitur shumë shpejtë, shkruan Gazeta Expert .
Nga shpejtësia e madhe, ai ishte shumë afër që ta shkelte një këmbësorë. Tutje, vozitësi në vend që të ndihet keq për veprimin, ai bën shaka duke qeshur.
Gjatë këtij viti ka pasur shumë vdekje në trafik dhe shumë nga to kanë qenë për shkak të shpejtësisë së madhe.
Prandaj, Policia e Kosovës gjatë tërë kohës po bën apel që të respektohen rregullat komunikacionit.