Kush është mëngjesi më i mirë?

Proteinat që përmban qumështi, kosi dhe djathi janë shumë të mira pasi të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe ndihmojnë për të rënë në peshë ata persona që duan të dobësohen. Për këtë arsye, bulmeti duhet të jetë i pranishëm në çdo mëngjes.

Ky është rezultati i një studimi izraelit, sipas të cilit, nisja e ditës me proteina është më e mirë sesa ta nisësh me karbohidrate. Gjithashtu, një mëngjes i tillë mban dhe tensionin të ulët, duke shmangur në periudhën afatgjatë problemet me zemrën.

“Një mëngjes i pasur me proteina, një drekë me proteina mesatare dhe një darkë me fare pak proteina është një strategji e suksesshme për rënien në peshë”, thotë Dr. Daniela Jakubowicz, e Universitetit të Tel Avivit.
Gjithsesi, të mirat e një mëngjesi të pasur me proteina varen edhe nga burimi nga i cili po merren këto proteina, shton udhëheqësja e studimit.

Disa muaj më parë, një studim britanik thonte se të hash apo jo mëngjes varet nga personi dhe nuk ka asgjë të keqe ta shmangësh atë. Ka disa që nuk mund të bëjnë dot pa të dhe ka të tjerë që nuk e hapin dot gojën në mëngjes. Në të dyja rastet nuk ka problem, sipas studimit të publikuar te “Daily Mail”
Tim Spector, profesor në King’s College të Londrës, thotë se janë kompanitë e drithërave ato që kanë interes për të ngritur mitin e domosdoshmërisë së mëngjesit.
“Ka ardhur koha ta varrosim mitin e mëngjesit dhe të lëmë trupin tonë të vendosë nëse e do apo jo mëngjesin”, thotë profesori.

Exit mobile version