Shfaqja e pandemisë së coronavirusit ka rezultuar me interesin e domosdoshëm për imunostimulansë, si p.sh. vitamina C, pastaj zinku, vitamina A dhe vitamina D, roli i së cilës është të krijojë dhe mbajë imunitetin të fuqishëm, e njohur si asnjëherë më parë
Vitamina D mbron imunitetin në mënyra të ndryshme, mirëpo kur është fjala për sëmundjet infektive, siç është coronavirusi, shkencëtarëve dhe laikëve u intereson posaçërisht cilësia e saj kundër infektive, transmeton Telegrafi.
Studimet shkencore kanë treguar në lidhshmërinë e përqendrimit të ulët të vitaminës D dhe shpeshtësinë e shumë sëmundjeve infektive, posaçërisht infeksioneve të traktit të sipërm respirator dhe enterovirozave, por edhe pneumonisë, inflamacionit të veshit, hepatitit B dhe C dhe infeksionet HIV.
Prandaj, edhe në vrullin e epidemisë së re shumica e ekspertëve merren me studimin e lidhshmërisë së mungesës së vitaminës D dhe infeksioneve me coronavirusin.
Aq më parë, në protokollet pragmatike nutritive, të cilat shfaqen në shtetet e goditura posaçërisht fuqishëm me pandemi, si p.sh. Italia, rekomandimet thonë që në rastin e mungesës së përcaktuar laboratorike të vitaminës D, menjëherë duhet kompensuar vitaminën D të sëmurëve me coronavirus.
Lëkura jonë mund të prodhojë vitaminën D, nën efektin e rrezeve ultravjollcë. Në këtë periudhë kufizimi mund të përfitohet marrja e diellit duke qëndruar në ballkon ose në kopshtin e shtëpisë për të paktën 30 minuta e sidomos në mesditë.
Tjetër mënyrë e marrjes së vitaminës D është nëpërmjet ushqimeve. Disa ushqime të pasura në vitaminë D janë: peshqit e kryesisht salmoni, sardelet, trofta dhe vaji i mëlçisë së merlucit. Sasi të vogla mund të gjenden edhe tek e verdha e vezës, mishi, të brendshmet e kafshëve e në disa drithëra e kërpudha. Po këto dy mënyra kur nuk janë të mjaftueshme është e nevojshme marrja e kësaj vitamine si suplement ushqimor.