Mbi 4,4 milionë të diagnostikuar me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4,4 milionë.

Gjithsej 4.400.900 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.422.164 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Spanja me 271.095 raste, Rusia me 242.271, Britania me 229.705, Italia me 222.104, Brazili me 180.737, Franca me 178.060 dhe Gjermania me 173.824 raste me COVID-19.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, në Turqi deri më tani janë konfirmuar 143.114 të diagnostikuar me virusin. /AA/

Related Posts