Humbja 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munchen ka qenë një goditje shumë e madhe për drejtuesit e Barcelonës.
Setiene është duke i numëruar orët dhe shkarkimi i tij duket i pashmangshëm, shkruan Indeksonline.
Bordi dhe drejtuesit janë mbledhur në zyrat e klubit dhe shumë shpejt pritet të vihet me një përfundim.
Pas shkarkimit të Setiene, mediat spanjolle raportojnë se Koeman është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Barcës.
Ky mund të llogaritet si një nga sezonet më të dështuar të Barcelonës në 15 vitet e fundit. /IndeksOnline/