Anashkalimi i mëngjesit të bën më të shëndoshë dhe më pak të shëndetshëm
Të kujtohesh të hash një mëngjes të shëndetshëm çdo ditë përpara se të filloni diten, mund të bëj një ndryshim të madh në predispoziten tuaj për tu bërë mbi peshë, për tu sëmurë ose të dyja bashkë. Një studim i fundit britanik e ka përcaktuar mëngjesin si vaktin kryesor të ditës, pasi mëngjesi jo vetëm “trajnon” shqisat tona dhe dëshirën për ushqim më të shëndetshëm por, edhe ul nepsin për ushqime “fast food-ësh” gjatë ditës.
Studimi:
Studimi eksperimentoi nëpermjet skanimit të trurit te një grupi të rinjsh që nuk kishte marre mëngjes dhe një grupi tjeter të ushqyer me mëngjes të bollshëm. Grupi i të rinjve që nuk kish ngrënë mëngjes dëshironte gjatë ditës ushqime të yndyrshme dhe kalorike.
Anashkalimi i mëngjesit ngacmonte qendra të trurit të cilat aktivizonin nepsin për ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri dhe yndyrnash të dëmshme. Të rinjtë që konsumuan mëngjes të ekuilibruar kishin një regjim shumë të shëndetshëm në lidhje me ushqimin gjatë ditës në vijim.
Natyrisht pjesmarrësit në grupin pa mëngjes ishin më të uritur dhe i shihnin me atraktive ushqimet kalorike dhe të yndyrshme. Pasi mbaruan skanerin atyre ju ofrua dreka dhe treguan se konsumonin më shumë sasi ushqimi nga grupi tjetër.
Të mos hash mëngjes do të thotë të dëmtosh shëndetin në të ardhmen
Në përgjithesi anashkalimi i mëngjesit ka si pasojë konsum të një sasie më të madhe ushqimi dhe të një cilësie më të dobët. Kjo sjell obezitet, kolesterol të lartë dhe probleme të tjera. Duke filluar ditën me një mëngjes të ekuilibruar të pasur në proteina të shëndetshme mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit në gjak gjatë ditës, në uljen e “urisë” për sheqer dhe yndyrë dhe në të qenit me vital.
Të konsumosh mëngjes do të thotë të ulësh riskun e shfaqies së diabetit të tipit II dhe sëmundjeve kardiake. Duke pasur nivele më të qëndrueshme të sheqerit mbrohet zemra dhe truri nga dëmtime. Me pak fjalë mëngjesi zgjatë jetën.
Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që nuk hanë fare mëngjes kanë 450 herë më shumë shancë të bëhen obez nga ata që konsumojnë rregullisht mëngjes të ekuilibruar mirë. Githashtu mos harroni se mëngjesi në “fast food” është njësoj i dëmshëm si kur e anashkalon fare.
Recetë për vaktin e mëngjesit:
- 2 feta bukë thekre të zezë
- 40gr gjizë pa yndyrë me pak arra
- 1 kupe karrota dhe kunguj të zier ose të pjekur me shumë pak vaj ulliri ekstra të virgjër
- 1 kupë caj sherebele me 1 lugë të vogël mjaltë
Ky mëngjes ofron:
- 10gr proteina
- 8gr yndyrë
- 40gr karbohidrate (sheqer)
- 350kalori
Për një pjesë të madhe të femrave kjo sasi kalorish është vetëm 15% e sasisë totale të kalorive që duhet të marrë në një ditë.
- Falë bukës së thekrës dhe zarzavateve ky mëngjes ofron një sasi të konsiderueshme fibrash bimore të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Nëse ne arrijmë të kemi një “furnizim” gradual dhe konstant të organizmit me sheqer do e kemi shumë më të lehtë të kontrollojmë sasinë e ushqimit që konsumojmë në vaktet në vijim.
- Gjiza pa yndyrë, përvec kalciumit që përman, na ofron proteina të cilat gjithashtu ndihmojnë metabolizmin pasi rrisin lehtesisht djegien dhe në të njëjtën kohë japin ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe për më gjatë.
- Vaji i ullirit ndihmon që të përthithen nga organizmi disa lëndë ushqyese që ndodhen te zarzavatet sic janë karotenoidët dhe lëndë të tjera antioksiduese të cilat nuk mund të përftohen nëse nuk shoqërohen me acide lyrore.
- Mjalti na jep energji të shpejtë dhe sheqerin e nevojshëm për të ushqyer qelizat trurit.
- Caji i sherebelës na ndihmon të kthjellojmë mëndjen.
Një mëngjes i tillë rekomandohet për të gjithë ata që nevojiten të bien nga pesha si dhe për të gjithë ata që kanë një ditë me ngarkesë mendore përpara.