Tabletet Surface Go 2 dhe Surface Book 3, janë produktet që i ka prezantuar Microsoft, që janë shumë të përshtatshme dhe kanë çmim të arsyeshëm.
Duke filluar nga 365 euro, Surface Go 2 ka ekran PixelSense me 10.5 inç, mikrofon Studio Mics që e qartëson zërin, derisa largon zhurmat e panevojshëm, kryesisht për video konferenca, si dhe kamerë me pesë megapixel në pjesën e përparme, transmeton Telegrafi.
Procesori Core M, që i përket gjeneratës së tetë, ka bërë që shpejtësia e këtij tableti të rritet për 64 për qind, në krahasim me paraardhësin.
Sikur modeli aktual edhe në të riun është aplikacioni Camera, që bën fotografi me kamerën e pasme, shumë të përshtatshme për dokumente dhe detyra shkollore.
Së bashku me G0 2 vjen edhe një laps i zgjuar, shumë i përshtatshëm për nënvizime, shënime të shpejta apo edhe punime tjera.
Të interesuarit për diçka më të fuqishme, duhet të porosisin Surface Book 3, që është një tablet profesional, për punë shumë më të përshtatshme nga shtëpia.
Në fakt, Microsoft pretendon se është laptopi më i fuqishëm që e ka prodhuar ndonjëherë, me 50 për qind kapacitet më të madh se modeli aktual, si dhe 17.5 orë kohë zgjatje të baterisë.
Surface Book 3 kushtin 1,474 euro, ndërsa ka ekran PixelSenseDisplay me 13 dhe 15 inç, ndërsa në brendi gjeneratën e dhjetë të procesorit Core, me 32GB RAM. /Telegrafi/