Mot i nxehtë në Kosovë

Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Exit mobile version