Disa mjekë që janë në vijën e parë të luftës me coronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se rregullat e qëndrimit në shtëpi mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin tonë sesa vet coronavirusi
Madje, Dr. Dan Erickson nga Bakersfield, Kalifornia ka bërë disa deklarata bombë që kundërshtojnë vendimet e qeverisë për masat e marra ndaj COVID-19.
-Përgjigjja nëse duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i mbajmë bizneset të mbyllura është “Jo”.
-COVID-19 është në fakt jo më i rr
ezikshëm se gripi sezonal.
-Karantina në vetvete është një rrezik për shëndetin.
-Mjekëve të ER po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve.
– Jo për shkencën. Jo për COVID-19. Kur ata përdorin fjalën “i sigurt” – e bëjnë për t’ju kontrolluar.
Ndërsa Dr. Anthony Fauci, eksperti për coronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, tha të kundërtën. Sipas tij, kërkimet kombëtare tregojnë se coronavirusi është 10 herë më i rrezikshëm se gripi sezonal.
“Ne po i shohim pacientët. Dr. Fauci nuk i ka parë pacientët prej 20 vitesh”, – kanë thënë mjekët rreth deklaratave të Fauci-t.
Dr. Erickson shtoi se fakti që mjekëve po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve është për të rritur numrat dhe për ta bërë situatën të duket më keq se ç’është.
Mjekët shprehen se këto përfundime janë bazuar në të dhënat dhe kërkimet e tyre.