Gazeta Expert
Saturday, June 7, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Njerëzit të cilët gjithmonë kanë të ftohtë kanë jetë më të gjatë

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in SHENDETESI
Njerëzit të cilët gjithmonë kanë të ftohtë kanë jetë më të gjatë

Njerëzit të cilët vazhdimisht e ndjejnë të ftohtin ndoshta “do të buzëqeshin më së ëmbli”, sepse janë “të destinuar” të jetojnë jetë të gjatë.

Hulumtuesit nga Washington University School of Medicine nga St. Louis kanë zbuluar lidhjen në mes temperaturës më të ulët të trupit dhe jetës më të gjatës. Po ashtu kanë zbuluar se si njerëzit të cilët hanë më pak kanë temperaturë më të ulët të trupit në krahasim me ata që hanë më shumë

Shkencëtarët dyshojnë se si ndryshimet hormonale të cilat kursejnë energjinë dhe ngrohtësinë, ashtu që ngadalësojnë metabolizmin, po ashtu zgjasin jetën, duke hapur kështu rrugën për krijimin e pilulës e cila do të zgjasë jetën.

Njohuritë e reja të ngritura mbi dekada të hulumtimeve lidhin dietën ekstreme te kafshët me muaj dhe vite shtesë të jetës. Për shembull, reduktimi i konsumit të kalorive te minjtë për 30 për qind, mund t’ua zgjasë jetën për 50 për qind më shumë nga jetëgjatësia mesatare e minjve.

Shkencëtarët përpiqen të kuptojnë se cila është lidhja me të ushqyerit e cila është afër urisë, dhe që zgjat jetën, me shpresë se do të krijojnë pilulat që do ta imitojnë procesin, por pa ndryshime drastike në mënyrën e të ushqyerit.

Hulumtimi më i ri ka vëzhguar se si reduktimi i kalorive ndikon në temperaturën e brendshme trupore, në matjen e brendshme e cila mesatarisht është 37 gradë celsius dhe zakonisht është pak më e madhe se temperatura në lëkurë.

Shkencëtarët kanë zgjedhur 24 vullnetarë në mesin e të pesëdhjetave dhe u kanë dhënë termometra “pilula” të cilat regjistrojnë temperaturën e brendshme të trupit kur përtypen. Vullnetarët kanë reduktuar konsumimin e kalorive për të paktën 25 për qind në periudhën deri 15 vjet.

Po ashtu pilulat u kanë dhënë edhe njerëzve të moshës së njëjtë që kanë ngrënë në mënyrë normale dhe grupit të vrapuesve në distanca të gjata. Vullnetarët të cilët janë ushqyer duke kufizuar e kaloritë, kishin temperaturën më të ulët trupore.

“Njerëzit të cilët reduktonin kaloritë kanë pasur temperaturën më të ulët të trupit mesatarisht prej 0.2 gradë celsius, çka tingëllon si zvogëlim modest, por statistikisht është i rëndësishëm dhe shumë i ngjashëm me zvogëlimin që e kemi vërejtur tek minjtë jetëgjatë me kalori të kufizuara,” shpjegon udhëheqësi i hulumtimeve, Luigi Fontana.

“Interesante është ajo që vrapuesit e qëndrueshëm, të cilët kanë moshë të njëjtë dhe njëlloj janë të dobët nuk kanë reduktim të ngjashëm të temperaturës trupore.”
“E dimë që njerëzit të cilët i kufizojnë kaloritë në të ngrënit e tyre ndihen më ftohtë se njerëzit normal sepse kanë metabolizëm më të ngadalshëm, dhe temperaturë më të ulët trupore,” shton shkencëtari.

Fontana thekson që nuk është qartë nëse reduktimi i madh i konsumit të kalorive, apo diçka tjetër zvogëlon temperaturën e brendshme trupore.

Por, ai beson se si temperatura e zvogëluar përmban një nga çelësat e jetëgjatësisë. /Telegrafi/

Tags: JeteTe ftohtit

Related Posts

Benefitet nga vaji i peshkut?

Benefitet nga vaji i peshkut?

September 30, 2020
Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

September 30, 2020
Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

September 30, 2020
40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

September 24, 2020
A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

September 18, 2020
Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

September 15, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM