Gazeta Expert
Saturday, June 7, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Oraret më të mira për të ngrënë

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in SHENDETESI
Oraret më të mira për të ngrënë

Një orar i paracaktuar i vakteve, i respektuar çdo ditë, përmirëson tretjen, ka shumë ndikim në mbarëvajtjen e metabolizmit, i cili përshpejtohet, duke ndihmuar në ushqyerjen në sasi më të vogël, në mënyrë që të mbani peshën nën kontroll ose të dobësoheni

Mëngjesi: Rreth orës 08.00

Mëngjesi duhet ngrënë 30 minuta ose 1 orë mbas zgjimit. Është një vakt i domosdoshëm, i cili nuk duhet anashkaluar, sepse i ofron trupit energjinë e mjaftueshme për një pjesë të mirë të ditës dhe ndihmon të heqësh dorë nga “çukitjet” gjatë ditës, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin ose ushqyerjen me tepri gjatë drekës.

Mëngjesi plot me karbohidrate, si cereale integrale, drithëra të ndryshme, oriz integral, fruta, ndihmon në rregullimin e nivelit të glikemisë pas gjumit të natës për të pasur energjinë e duhur gjatë gjithë ditës.

Dreka: Rreth orës 12:00

Nëse e keni ngrënë mëngjesin rreth orës 8, atëherë nutricionistët thonë se dreka duket programuar pas tri-katër orësh, më saktë, në mesditë. Për të marrë energjitë e nevojshme, dreka duhet të përmbajë një kombinim të balancuar proteinash, karbohidratesh, yndyrash të mira dhe fibra.

Pasditja: Rreth orës 15:00

Disa orë pasi keni ngrënë drekën, niveli i energjisë fillon të bjerë, çast në të cilin mund të programoni një vakt të lehtë. E keni konsumuar drekën rreth orës 12:00? Atëherë mund të hani diçka rreth orës 15:00. Duhet të jetë një ushqim më i lehtë në krahasim me vaktet kryesore të ditës, por që ta shuajë urinë.

Por cilat janë ushqimet që mund të përdorni? Variante të shëndetshme janë sallata frutash, supat me perime ose farat, të cilat janë të pasura me vajra vegjetale Omega 3.

Darka: Rreth orës 18:00

Pas dy-tri orësh nga pasditja mund të programoni të hani darkën. Një vakt ideal do të ishte sa më i lehtë, për të mos rënduar tretjen, por, në të njëjtën kohë edhe të ndiheni të ngopur për të mos pasur ndjesinë e urisë, këshillon revista Psikologji. Zgjidhni orizin integral, salmon dhe mish të bardhë pule, sepse janë ushqimet ideale.

Nëse keni neps për një ëmbëlsirë, më mirë është të zgjidhni një frutë sesa një ëmbëlsirë të gatshme që e keni blerë në pastiçeri.

Pas darkës: Rreth orës 21:00

Rreth orës 21:00 ose një orë para se të shkoni në shtrat, mund ta “përkëdhelni” veten me një pjatë të lehtë, të përbërë nga fruta, perime ose një kos pa yndyrë. Shmangni pijet me bazë kafeine, të cilat shtojnë pagjumësinë. /Telegrafi/

Tags: OraretUshqimi

Related Posts

Benefitet nga vaji i peshkut?

Benefitet nga vaji i peshkut?

September 30, 2020
Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

September 30, 2020
Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

September 30, 2020
40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

September 24, 2020
A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

September 18, 2020
Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

September 15, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM