Pamje të arrestimit të kreut të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

Gucati pritet të dërgohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Arsyet e këtij arrestimi ende nuk janë bërë publike.

Para zyrave të OVL e UÇK-së janë mbledhur qytetarë, ndërsa në zyrat e veteranëve janë duke qëndruar pjesëtarë të EULEX-it.

Ndryshe, avokati i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi ka konfirmuar arrestimin e tij. Ai ka thënë se do të dërgohet në Hagë.

“Tani u arrestu nga policia e EULEX-it kryetari i OVL të UÇK, zoti Hysni Gucati dhe do të transferohet në Hague! Bastisjet po vazhdojnë!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version