Gazeta Expert
Thursday, May 22, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Pandemia e COVID-19 pritet t’i shkurtoj 1.25 miliard vende pune në botë

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in EKONOMI
Pandemia e COVID-19 pritet t’i shkurtoj 1.25 miliard vende pune në botë

Me pandeminë e Coronavirusit, tregu i punës është duke u përballur me krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, ku 1.25 miliard punëtorë rrezikojnë të largohen nga puna.

Kështu thuhet në studimin e ri të Organizatës Ndërkombëtare e Punës (ILO), mbi monitorimin e vendeve të punës, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, ILO vlerëson se pandemia e COVID-19 pritet të zhdukë 6.7 për qind të orëve të punës në botë vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, apo 195 milionë vende pune me kohë të plotë.

“Në nivel botëror, këto humbje shkatërruese, për sa i përket orëve të punës dhe vendeve të punës, përbën krizën më serioze botërore që nga Lufta e Dytë Botërore”, paralajmëron ILO.

Këto humbje të mëdha për sa i përket vendeve të punës pritet veçanërisht në vendet me të ardhura mesatare të larta apo 100 milionë vende pune, një situatë që po shkon shumë më larg efekteve të krizës financiare të 2008-2009.

Vendet arabe dhe Evropa pritet të preken fuqishëm, për sa i përket popullsisë së tyre, por në shifra absolute është rajoni Azi-Paqësor që pritet të vuajë më së shumti, në këtë periudhë të vitit.

“Shkurtime të mëdha të punës janë parashikuar në shtetet arabe apo 8.1 për qind, ekuivalent me 5 milionë punëtorë me kohë të plotë, Evropa me 7.8 për qind ose 12 milionë punëtorë me kohë të plotë dhe Azi dhe Paqësori me 7.2 për qind apo 125 milionë punëtorë me kohë të plotë”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Tags: PandemiaVende te punes

Related Posts

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Tirana e treta më e shtrenjtë në Evropë për çmimet e banesave, Kosova më e lira në Ballkan

Tirana e treta më e shtrenjtë në Evropë për çmimet e banesave, Kosova më e lira në Ballkan

September 30, 2020
Super-lajm: Qeveria vendos t’i dyfishojë pagesat për këtë kategori

Super-lajm: Qeveria vendos t’i dyfishojë pagesat për këtë kategori

September 29, 2020
Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

September 29, 2020
Oda Amerikane, kërkon nga institucionet e Kosovës t’u lehtësohet puna gastronomëve

Oda Amerikane, kërkon nga institucionet e Kosovës t’u lehtësohet puna gastronomëve

September 24, 2020
Ja për çfarë marrin kredi më së shumti kosovarët…

Ja për çfarë marrin kredi më së shumti kosovarët…

September 22, 2020

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM