Përse nuk mund të flemë gjumë kur jemi tepër të lodhur

Mjekët të cilët merren me problemet e gjumit rikujtojnë që ekziston dallim i rëndësishëm midis ndjenjës së lodhjes dhe përgjumjes, të cilin është me rëndësi të dihet

“Mundeni të ndieni gjithsesi edhe njërën edhe tjetrën, edhe lodhjen edhe përgjumjen, mirëpo këto kuptime shpesh ngatërrohen”, thotë ekspertja e gjumit, dr. Shelby Harris dhe shton që “tashmë kur e ndiejmë nevojën vetëm për gjumë, dhe mendojmë që menjëherë do të ndihemi më mirë nëse flemë pak”, transmeton Telegrafi.

“Mirëpo, nëse nuk jemi të lodhur, gjumi nuk vjen lehtë, sepse trupi, truri dhe mendja përpiqen të veprojnë me energjinë të cilën e kemi dhe nuk mund të kalojnë në gjendje qetësimi”, shpjegon mjekja.

Nga ana tjetër, thotë dr. Haris, lodhja është ndjenjë që me vete tërheq barrën e rëndë, ndërsa nuk kemi energji për të.

Lodhja dhe pagjumësia shpesh shkojnë bashkë

Ekziston një rreth vicioz i cili vjen me ndjenjën e lodhjes së madhe, kur jemi aq të lodhur sa që nuk mund të flemë, prandaj “ngatërrohemi” në atë formatin e molisjes së plotë”.

“Shumica e njerëzve të cilët vuajnë nga pagjumësia, nëse përballen me telashe të tjera mjekësore apo me probleme psikiatrike, ndiejnë lodhje, por jo edhe përgjumje. Pra, edhe kur përpiqen, nuk mund të zhyten thellë në gjumë”, thotë mjekja.

Përgjumja zakonisht çon në problem specifik

Shpesh e dimë që jemi të përgjumur, sepse gjatë një jave dy mbrëmje me radhë kemi qenë zgjuar deri në orën 2 të mëngjesit. Mirëpo, nëse ndejmë përgjumje edhe krahas gjumit të vazhdueshëm, dr. Haris rekomandon bisedë me mjekun për të mësuar se çfarë mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Lodhja vështirë përcaktohet

Nëse ndieni molisje dhe ju mungon energjia një kohë të gjatë, dr. Haris rekomandon të punoni në rutinën tuaj të mbrëmjes dhe në këtë mënyrë do t’i eliminoni të gjithë shkaktarët të cilët çrregullojnë gjumin.

Përpiquni që stresin ta reduktoni në nivelin sa më të mundshëm të ulët, shkoni të flini gjumë çdo mbrëmje në të njëjtën kohë dhe përkufizoni konsumimin e ushqimit të rëndë tri orë para gjumit.

Aktiviteti fizik apo shëtitja gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version