Po ju zbulojmë: A është e shëndetshme apo jo ta pini çajin me qumësht?

Shumica dëshiron të shtojë qumësht në çaj apo të pijë çajin dhe qumësht njërin pas tjetrit

Hulumtimi më i ri i shkencëtarëve ka treguar që nuk është kombinimi më i mirë nëse çaji pihet me qëllim të pengimit të sëmundjeve kardiovaskulare


Shtimi i qumështit të vluar të lopës në çaj zvogëlon veprimin e tij pozitiv, d.m.th. veprimin që e ka ai në relaksimin e enëve të gjakut – thonë rezultatet më të reja të hulumtimit të publikuar në “Revistën Evropiane Kardiovaskulare”.

Rezultatet e arritura kanë treguar që çaji i zi dukshëm përmirëson qarkullimin e gjakut në krahasim me ujin.

Është konstatuar edhe që me shtimin e qumështit të lopës në çaj dukshëm zvogëlohet veprimi pozitiv i çajit të zi në organizëm dhe në enë të gjakut.

Përse qumështi zvogëlon aq shumë veprimin e çajit në enët e gjakut?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje qëndron në faktin që proteinat kazeinë, të cilat gjenden në qumështin e lopës, lidhen për substancat e dobishme në çajin e zi dhe kështu pengojnë të bëjnë funksionin e tij mbrojtës në enët e gjakut.

Këshillë

Në bazë të rezultateve të arritura të hulumtimeve të theksuara, imponohen edhe konkluzioni edhe këshilla: për të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme veprimet pozitive të çajit të zi në luftë kundër sëmundjeve kardiovaskulare, kënaquni me çajin ashtu siç është – pa shtuar qumësht.

Nëse jeni vërtet adhurues i “çajeve me qumësht”, provoni që qumështin e lopës ta zëvendësoni me qumështin e sojës apo me qumështin e orizit dhe do ta bashkoni të shijshmen me të dobishmen

Exit mobile version