Në Policinë e Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Suharekë.
“Suharekë 10.09.2020 – 13:40. Viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke kryere disa punime të një shtëpie, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKMF, ku më pas është konstatuar nga mjeku, vdekja e tij. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline.