Policia i shqipton gjobë, pasi ndaloi veturën në shtegun e krijuar për biçikleta

Komuna e Prishtinës ka filluar krijimin e shiritave të veçantë për biçiklistë nëpër rrugët e shumë lagjeve të kryeqytetit, ndërsa së fundmi është finalizuar shtegu i biçikletave në lagjen “Dardania”.

Por pavarësisht kësaj, shumë shoferë po e keqpërdorin këtë anë, duke i parkuar veturat e tyre vend e pavend.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi, ku edhe shihet një zyrtar policor i cili i shqipton gjobën për këtë shkelje.

Ahmeti apeloi që të mos parkohen veturat në këtë anë, duke thënë se po e detyrojnë që të merret vendim për vendosjen e pengesave vetëm e vetëm që të mos ndalojnë automjetet. /Telegrafi/

Exit mobile version