Komuna e Prishtinës duket se do ua bëj zgjidhjen banorëve që ankohen për zhurmë të madhe në qendër.
Kjo komunë ka hapur një tender me titull “Harta Stategjike e Zhurmës për Zonën Qendër të Qytetit”.
E gjithë kjo, bugjetit të kryeqytetit do t’i kushtoj 50.000 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Përmes këtij tender synohet të përcaktohet ekspozimi i zhurmës duke përdorur metodat e vlerësimit.
“Krijimi i hartave strategjike të zhurmës, përcaktimi i ekspozimit të zhurmës duke përdorur treguesit e zakonshëm të zhurmës dhe metodave të vlerësimit, informimi i publikut, sigurimi i informaciont për zhurmën mjedisore dhe efektet në shëndet”, thuhet në njoftim.
Qysh moti, banorët e Prishtinës kanë kërkuar me që të zvogëlohet orari i zhurmës në qendër.
Por nga ky institucion kanë thënë se ky aktivitet është pamundësuar për shkak të pandemisë COVID19.
“Njësia e Kërkesës – Drejtoria për Planifikim Strategjik ka kërkesa të mëdha nga qytetarët për ndërmarrjen e masave për zvogëlim të zhurmës në qytet. Ky aktivitet nuk ka pasur mundësi të zhvillohet deri më tani pasi që situata e krijuar me pandeminë COVID19 ka pamundësuar që të vlerësojmë mundësitë për zhvillim të këtij aktiviteti. Tani kemi marrur aprovimin nga Zyrtari Kryesor Administrativ (ZKA) për zhvillim të këtij aktiviteti por duke u bazuar në faktin se ka shumë kërkesa dhe se pjesa më e madhe e këtij viti ka kaluar dhe është e domosdoshme që ky aktivitet të zhvillohet me afate kohore të shkurtëruara sipas dispozitave të LPP-së më konkretisht nenit 46, par.3”, thuhet tutje.
Ndyshe, ky tender është i hapur deri më 2 shtator ora 14:00./IndeksOnlne/