Mbrëmë kombëtarja e Shqipërisë u mposhtë me rezultat 0-1 nga kombëtarja e Lituanisë.
Golin lituanezët e shënuan në minutën e 51-të pas një gabimi të Klaus Gjasulës, transmeton Indeksonline.
Por, para se të hynte topi në gol, kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj ishte afër t’i ndryshonte drejtim topit.
Në Shqipëri janë hedhur dyshime se Hysaj mund ta kishte larguar topin para se të hynte në gol.
Tifozët besojnë se kapiteni i kombëtares nuk e bëri më të mirën në atë moment. Më poshtë e keni videon e golit dhe vlerësojeni vetë./Indeksonline/