Pyetja në Shqipëri: A mund ta kishte larguar topin para se të hynte në gol, Elseid Hysaj?

Mbrëmë kombëtarja e Shqipërisë u mposhtë me rezultat 0-1 nga kombëtarja e Lituanisë.

Golin lituanezët e shënuan në minutën e 51-të pas një gabimi të Klaus Gjasulës, transmeton Indeksonline.

Por, para se të hynte topi në gol, kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj ishte afër t’i ndryshonte drejtim topit.

Në Shqipëri janë hedhur dyshime se Hysaj mund ta kishte larguar topin para se të hynte në gol.

Tifozët besojnë se kapiteni i kombëtares nuk e bëri më të mirën në atë moment. Më poshtë e keni videon e golit dhe vlerësojeni vetë./Indeksonline/

 

Exit mobile version