Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.
Në këtë mbledhje, po ashtu janë paraparë që të shfuqizohen edhe disa vendime të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Sipas pikës së parë të rendit të ditës, Qeveria Kurti ka shfuqizuar të njëjtin vendim që e kishte marrë Qeveria Haradinaj, në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për vartësit e tij në kabinet.
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave deri në 100 për qind.
Qeveria e kaluar kishte marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1,700 euro. Kryeministri malazez Dusko Markoviq e ka pagën 1,130 euro, ndërsa Ana Bërnabiq, shefja e Qeverisë serbe paguhet vetëm 1,000 euro në muaj. /Telegrafi/