Gazeta Expert
Thursday, May 8, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Ramadani: Kosova e përgatitur për valën e dytë apo të tretë të COVID-19

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in LAJME
Ramadani: Kosova e përgatitur për valën e dytë apo të tretë të COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka folur për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Ramadani pas vizitës që ia bëri Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një prononcim për media tha se Kosova është përgatitur për valën e dytë apo të tretë të COVID-19.

Sipas tij, Kosova ka paraparë skenarët në rast se ka edhe viruse tjerë sezonal në muajt e ardhshëm.

“Skenari i parë që mund të përzihen dy lloje të viruseve, por jo vetëm dy lloje, por dy lloje kryesore që i themi ne, virusi aktual COVID-19 dhe virusi i gripit. Qeveria e Kosovës dhe IKSHPK kanë bërë përgatitje të mundshme për parandalim. Shpresojmë që në fillim të sezonit dimëror së pari do të vaksinohen popullata sipas indikacioneve epidemiologjike për gripin sezonal dhe së shpejti pritet të dal vaksina COVID-19. Kosova është ndër vendet me prioritet që mund të ju ofrohet vaksina. Si shtet jemi të përgatitur dhe për valën e dytë apo të tretë. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet menaxheriale e organizative, vendimmarrëse, politike, zbatuese, ekzekutive, legjislative që t’i dalim përball valës së re eventuale që pritet të jetë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në dy javët e fundit ka rënie të lehtë të rasteve të reja dje siç theksoi Ramadani kjo mund të shihet si rënie premtuese nëse vazhdohet me respektim të masave dhe rekomandimeve.

“ Dy javët e fundit kemi rënie të lehtë të rasteve, por një rënie premtuese se nëse vazhdohet me respektimin e masave dhe zbatimin e rekomandimeve nga Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ne do të jemi në rrugë të mbarë që të ulim numrin e rasteve dhe më këtë të zvogëlojmë dimensionin e pandemisë në valët kur në kohën më të volitshme të shtatorit…ju po e shihni në shumë shtete të Evropës është ngritur tashmë valë e re, tek ne është në rënie të lehtë, rënie graduale e që shpresojmë që në ditët në vazhdim nëse iu përmbahen rekomandimeve të gjithë, pra në mënyrë strikte tashmë rekomandimeve të njohura të mbajtjes së distancës, vendosjes së maskës dhe higjienës personale, jemi shumë në rrugë të mbarë të zvogëlojmë pandeminë”, ka thënë ai.

Sipas tij, po që se qytetarët vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të distancës, maskës dhe higjienës, qytetarët e Kosovës do të jetë në rrugë shumë të mbarë në zvogëlim të pandemisë, COVID-19.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334. /Telegrafi/

Tags: COVID-19Naser Ramadani

Related Posts

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022
Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

September 30, 2020
Shqyrtohet Projektligji për Festat Zyrtare në Kosovë

Katër komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje

September 30, 2020

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM