Gazeta Expert
Saturday, May 10, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Rëndësia e ushqimit të drejtë në Ramazan nën rrethana izolimi është dhe më e theksuar

Expert Gazeta by Expert Gazeta
in SHENDETESI

Sivjet, muajin e Ramazanit e presim në hovin e pandemisë së coronavirusit, andaj është me rëndësi të domosdoshme të theksohet dhe të paralajmërohen të gjithë agjëruesit që të jenë të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të të tjerëve

Obligimi i besimtarëve, agjëruesve, është që me veprimet e tyre, mbi të gjitha, të mos rrezikojnë jetët dhe shëndetin e njerëzve rreth vetes dhe vetveten, gjë që nënkupton respektim të mëtutjeshëm të rregullave të distancës fizike, si edhe që në këto rrethana të ndryshuara shëndetësore, iftaret t’i organizojnë vetëm për familjarët e së njëjtës familje, përkatësisht me personat me të cilët ndajnë hapësirën jetësore, transmeton Telegrafi.

MËSO MË SHUMË

Rekomandimet për ushqim të drejtë të agjëruesve gjatë muajit të Ramazanit në esencë nuk dallojnë shumë në krahasim me rekomandimet për muajt e tjerë.

Rregulli më i rëndësishëm ushqimor gjatë Ramazanit janë maturia dhe orari i drejtë i artikujve, në mënyrë që trupit tuaj sa më gjatë t’i mundësoni energji, mirëpo pa ngarkesa të tepërta të sistemit tretës.

Rekomandimet për syfyr janë dukshëm të ngjashme me rekomandimet për kafjallin e zakonshëm, i cili duhet të jetë burim kryesor i energjisë për pjesën e mbetur të ditës.

Për syfyr duhet kombinuar artikujt e pasur me proteina (mish, peshk, vezë, qumësht, djathë, jogurt, bishtajore, pastaj fara dhe fruta arrore, të cilat njëherësh janë edhe burim i yndyrave të shëndetshme) me artikujt e pasur me karbohidrate të përbëra dhe fibra për lirim sa më të gjatë të energjisë dhe ndjenjës së ngopjes (drithëra integrale, produkte nga mielli integral dhe perime).

Nutricionistët rekomandojnë tri kombinime të produkteve të cilat i kanë në shtëpi dhe të cilat sigurojnë vlerën dhe energjinëe nevojshme për agjërimin gjithëditor.

LEXO MË SHUMË

Propozimi i parë i racionit ideal për syfyr është omëletë me spinaq dhe me djathë, bukë integrale shtëpie me fara bashkë me sallatë nga domate dhe kastravecë me ajkë.

Propozimi i dytë është sallata nga peshku ton apo mish pule, vezë të ziera, fasule apo thjerrëza, makarona integrale, djathë jo të njelmët, kombinimi i perimeve të freskëta dhe vajit të ullirit, sipas dëshirës.

Propozimi i tretë janë fjolla tërshëre me fara liri të bluar dhe fara chia, banane, portokall, dy hurma, jogurt, arra/bademe ose lajthi, kanellë sipas dëshirës.

Më e rëndësishme nga të gjitha është të mos “ngarkoni” lukthin shumë, me sasi ushqimi në një racion, racioni ynë më i pasur gjatë ramazanit – iftari.

Për shkak të periudhës së gjatë të agjërimit, sistemi tretës dukshëm është ngadalësuar, andaj është shumë me rëndësi ta iniciojmë në mënyrë të drejtë.

Më së miri është të fillohet iftari me dy deri në tri hurma apo me sallatë të lehtë pemësh për kompensim të sheqerit dhe energjisë, bashkë me një gotë ujë apo limonadë për rihidratim të organizmit.

Sistemit tonë të tretjes duhet dhënë, sipas mundësive, sa më shumë kohë, optimale është gjysmë ore që tretja të nxitet ngadalë dhe të absorbojë nutrienët nga pemët e konsumuara, pas të cilit pason ushqimi kryesor.

Për ushqimin kryesor të ditës rekomandohet më parë supë shtëpie nga perimet për kompensim plotësues të lëngjeve dhe elektroliteve, ndërsa pas kësaj racioni i cili përbëhet nga mishi i payndyrshëm dhe perimet e ndryshme si shtesë.

Burim plotësues i karbohidrateve le të jenë pak oriz integral apo patate të ziera. Veç kësaj, për iftar është ideale çorba me copë mishi të payndyrshëm në kombinim me bishtajore dhe perime bashkë me një fetë buke shtëpie nga mielli integral.

Pas iftarit do të ishte ideale të shëtisni për përshpejtim të tretjes së ushqimit, mirëpo për shkak të masave ende aktuale kjo shëtitje do të jetë e pamundshme të bëhet, andaj përpiquni të jeni fizikisht aktivë në shtëpitë tuaja.

Nëse dëshironi desert, le të jetë ai kombinim i pemëve të thata apo të freskëta apo komposto sipas dëshirës, pa sheqer. Për adhuruesit e racioneve tradicionale, sutliashi me pak kakao apo kanellë është gjithashtu desert i dëshirueshëm pas iftarit (nëse tashmë nuk keni pasur ndonjë burim karbohidratesh).

Pos kësaj që u tha më sipër, mesracioni ideal nga iftari deri në syfyr edhe smoothie nga lloje të ndryshme pemës dhe perimesh sipas dëshirës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, midis iftari dhe syfyrit përpiquni që në masë sa më të madhe të kompensoni ujin dhe kështu të përgatitni drejt organizmin tuaj për agjërimin e ditës së ardhshme.

Me këto rekomandime, është me rëndësi që në masë sa më të madhe të shmangen mishi shumë i yndyrshëm dhe i fërguar, produktet nga mielli i bardhë, racionet tepër të njelmëta dhe me erëza të tepërta, desertët me shumë sheqer, kafja në kohën e syfyrit dhe gjithsesi ngrënia të tepërt.

Një deri në dy herë në javë mund ta qerasni veten me një hurmë për iftar, mirëpo më shumë se një është e tepërt dhe organizmi e humbë mundësinë e detoksikimit, ndërkaq i ekspozohet edhe grumbullimit potencial të kilogramëve të tepërt.

Me ushqimin e drejtë gjatë muajit të Ramazanit, edhe nëse agjëroni, do të ndiheni më vital dhe do të jeni plot energji, ndërkaq organizmi juaj do t’ju falënderohet me pastrimin nga helmet e grumbulluara./Telegrafi/

Related Posts

Benefitet nga vaji i peshkut?

Benefitet nga vaji i peshkut?

September 30, 2020
Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

September 30, 2020
Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

September 30, 2020
40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

September 24, 2020
A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

September 18, 2020
Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

September 15, 2020

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM