Sulmon zyrtarin policor në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi nuk i është bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe ka tentuar të sulmoj zyrtarin policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:45 në rrugën “Vasil Andoni”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë, pasi që i njëjti nuk i është bindur urdhrave te zyrtarit policor dhe ka tentuar të sulmon zyrtarin policor. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Related Posts