Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ditë më parë është larguar nga Kosova për në Zvicër.
Me të shkuar atje, reperja me prejardhje nga Prizreni duket se është ndjerë e lirshme të shëtisë nëpër afër liqenit të bukur Bodese.
Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihej mjaft atraktive me një biçikletë pranë liqenit.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie, ajo bëri të ditur se është duke shijuar momentet më të mira të momentit.
“Duke jetuar jetën time më të mirë, zakonisht”, shkroi ajo fillimisht në mbishkrimin e imazhit, por që më pas për arsye të paditura vendosi ta ndryshojë, duke publikuar thjeshtë një emoji në formë zemre ngjyrë të gjelbër.
Përndryshe, rep-artistja thuhet se ka shkuar në Zvicër për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor, që do të jetë pasues i këngës së saj më të fundit “A jo”, që u publikua para disa kohe. /Telegrafi/