Ushqimi për syfyr – Të ushqyerit e shëndetëshëm gjatë muajit të Ramazanit

Nga: Dr.Ismail Lutolli subspecialist Dietolog-Nutricionist

Ushqimi për syfyr


 Syfyri nuk duhet neglizhuar asnjëherë, pra duhet ngrënë në kohën e caktuar dhe duhet respektuar si një vakt i rëndësishëm i ushqimit. Një ushqim i qëlluar në syfyr mundëson një agjërim më të lehtë.

 Syfyri duhet të jetë ushqim cilësor si: 
— vezë
– drithërat dhe makarona integrale,
– arra,
– fruta me misër, fruta të thata, 
– perime,
– ushqime bishtajore, 
– peshk,
– mish,
– kos me fruta të ndryshme sezonale
– supë me thjerrëza ose bizele,
– djath. 
– në syfyr mund të pini çajra bimorë,
– në vend të pijeve acidike, të gazuara mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull,
– pas mbarimit të syfyrit pihet edhe dy gota ujë dhe ju jeni të përgaditur për agjërimin e ditës në vijim.

KUJDES: 
– Kur jemi te konsumimi i djathit, kujdes me kripen që pwrmban, nëse ka shumë duhet patjetër larguar, sepse kjo shkakton etje të madhe gjatë ditës dhe rritë nevojën për futje ujit në trup)
-Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe gjithashtu ju mban të ngopur gjatë ditës.
– Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje rreth 2-2,5 litra ujë. Nuk duhet të konsumojmë vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve.

Ushqimet që duhet të evitohen gjatë Muajit Ramazan 
 Përdorimi i shpeshtë i kafes dhe dhe çaj të zi;
 Ushqime të skuqura, ushqime të përgaditura shpejtë dhe në mikrovalë;
 Ushqime me përmbajtje të lartë të yndyrave, ushqimet shumë aromatike;
 Ëmbëlsirat e shumta si bakllava, torte dhe ngjashëm;
• Pijet e gazuara apo edhe ato të ëmbëlsuara me sheqer duhet të shmangen (në vend të hidratimit, ata bëjnë të kundërtën).

Agjërimi ushqim për shpirtin dhe zemrën

Muaji Ramazan është një muaj i veçantë, i cili vjen për pasurimin e shpirtit dhe të zemrës, muaj i shëndetit, dashurisë e i virtyte të larta njerëzore përmes agjërimit të këtij muaji besimtari arrin të përmirësojë qënien e moralin e tij, sjelljet e besimin e tij dhe gjithçka i duhet të paiset me të për të qenë një njeri model në shoqërine ku jeton. Ky muaj është muaj i begative të panumërta nga Zoti, në këtë muaj agjeruesit përballen me urinë dhe etjen, gjë e cila i bën të mendojnë më shumë për vuajtjet e të varfërve por edhe mirësive që i rrethojnë.
Ftoj të gjithë agjëruesit të shndërrojnë këtë muaj në muaj të mirësive e veprave të mira, të ndihmohet i varfëri, jetimi, gratë e veja, dhe të moshuarit. Të vizitohen e ndihmohen të afërmit,të sëmurët. Të shpërndani buzëqeshje, përkushtim e dashuri ndaj atyre që janë të nevojshëm.
Muaj Ramazan duhet të jetë muaj i ndryshimit tuaj …………!
Urime për të gjithët fillimi i Muajit Ramazan dhe agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti ju dëshiroj ./Familjadheshendeti

Exit mobile version