Shpejtoni nxehjen: etapa e parë e ushtrimit me galiç mund t’u ndihmojë muskujve tuaj të këmbëve të bëhen më shpërthyes, theksohet në hulumtimin e bërë në Spanjë
Pasi që notarët i kanë bërë nga 4 përsëritje galiç nën ngarkesë të lartë, jo vetëm që janë kredhur tutje dhe më thellë, por kanë pasur edhe vrull më të fuqishëm të këmbëve gjatë notimit, duke përmirësuar kështu kohën e tyre në 15 metra.
Kërcim nga hapi
Për ta ndier edhe ju këtë efekt, provoni të bëni kërcime nga hapi, nga 4 në çdo anë, para cilitdo aktivitet i cili kërkon lëvizje të shpejta, siç është basketbolli.
Hapi i parë
Merrni peshat e dorës. Bëni një hap përpara.
Hapi i dytë
Fuqishëm kërceni dhe me atë rast kryqëzoni këmbët ashtu që me rastin e kërcimit këmba tjetër të jetë përpara.
Hapi i tretë
Lëshohuni në hap dhe përsëriteni hapin tjetër, duke ndërruar pozitën e këmbëve me rastin e çdo kërcimi.