Vazhdon bastisja e EULEX-it në zyret e OVL e UÇK-së

E plotësuar: Bastisja nga pjesëtarët e EULEX-it në zyrat e OVL  e UÇK-së është duke vazhduar.

Ndërkaq tashmë në vend ngjarje ka arritur edhe avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi.

Po ashtu së fundi kanë arritur edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sekretari i OVL  e UÇK-së, Faton Klinaku tha se e nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”.

“Isha në zyre, këta zotëri nuk prezantuan letër për bastisje. Nëse shteti jonë nuk merr masa ndaj këtyre krimineleve, do të na duhet të luftojmë sikurse me Jugosllavinë”, tha Klinaku. /Telegrafi/

EULEX bastisë zyrat e OVL-UÇK-së

Pjesëtarë të EULEX-it, pak minuta më parë kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyreve, kurse ende nuk dihet arsyeja. Kujtojmë se dje Gjykata Speciale ka nisur arrestimet e para, ku ka arrestuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet.

 

Exit mobile version