Policët gjithashtu u mahnitën nga pamja.
Siç thuhet në përshkrimin e ngjarjes së dhënë nga policia e Arlington, Teksas, makina e kuqe përfundoi në pishinë pasi depërtoi një gardh prej druri me një parzmore prej betoni.
Yes this actually just happened. An impaired driver lost control in the 3500 block of S. Center Street and crashed through a backyard and into a swimming pool. No one was injured! Suspect arrested for DWI. #DontDrinkAndDrive pic.twitter.com/QwuKNJETDw
— Arlington Police, TX (@ArlingtonPD) August 13, 2020
Mitsubishi vazhdoi të lëvizë nëpër oborr dhe më pas përfundoi në pishinë dhe u mbyt, transmeton Telegrafi.
Fatmirësisht gjatë kohës kur ndodhi aksidenti, askush nuk ishte në pishinë, kështu që askush nuk u lëndua.
Drejtuesi i makinës, i cili u zbulua se ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu kaloi pa lëndime. Leja e drejtuesit të tij u revokua. /Telegrafi/